25 September 2014
Prishtinë – Komiteti për Çështje Gjinore i Odës së Avokatëve të Kosovës mbajti mbledhjen e radhës e kryesuar nga kryetarja, avokatja znj. Merita Stublla Emini. Në takim është diskutuar programi i Komitetit për Çështje Gjinore për vitin 2014 dhe për vitin 2015, organizimi i vizitës shoqëruese, Inventari për zyre – lehtësim për kyçje në profesionin.
Me ftesë të kryetares znj. Merita Stublla Emini, në këtë takim mori pjesë edhe përfaqësuesja nga OSBE, znj. Jasmina Gojani dhe përfaqësuesja nga programit NCSC – program i USAID në Kosovë, znj. Florije Manaj.
Kryetarja Stublla Emini ofrojë mbështetje të mëtutjeshme Komitetin në realizimin e synimeve të parapara sipas planit të punës dhe propozimet për zbatimin.