KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Dobruna mori pjesë në manifestimin e Ditës së Avokatisë në Slloveni

27 September 2014

ekipi

Slloveni / Maribor - Me datë 26 dhe 27 shtator 2014, Delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës në përbërje të kryetarit, z. Ibrahim Dobruna dhe avokatit dhe njëherit anëtarit të Këshillit Drejtues, z. Shemsedin Piraj kanë marrë pjesë në manifestimin e Ditës së Avokatisë së Odës së Avokatëve të Sllovenisë.

Pjesëmarrja e delegacionit të Odës së Avokatëve të Kosovës ishte realizuar me ftesë të Odës së Avokatëve të Sllovenisë, konkretisht të kryetarit të saj, z. Roman Zavrshek.

Vlen të theksohet se në këtë manifestim kanë marrë pjesë edhe delegacionet e shumë Odave të Avokateve të shteteve Evropiane, si nga Franca, Irlanda, Çekia, Greqia, Turqia, Sllovakia dhe delegacionet e shteteve të dala nga ish Jugosllavia.

Pjesëmarrja e delegacionit ishte një rast i mirë dhe i rrallë për të prezantuar dhe për t’i njoftuar për gjendjen dhe kushtet në të cilat punon Oda e Avokatëve të Kosovës, si dhe për të vënë kontakte aq të rëndësishme me Odat e Avokateve nga vende të ndryshme të Evropës.

Nënkryetari i CCBE-së, z. Branko Peliqariq ishte udhëheqës i takimit të përbashkët dhe Oda e Avokateve të Kosovës paraprakisht kishte përgatitur një raport detal lidhur me pacenueshmërinë e zyrës së avokatit, i cili raport nga të pranishmit u vlerësua mjaft lartë. Në këtë kuadër Ligji për Avokatinë garanton pacenueshmërinë e zyrave të avokatëve si dhe përcakton procedurën për heqjen e lirisë së avokatit si dhe bastisjen e zyrës së tij.

Edhe pse ky raport ishte ekspeduar në mënyrë elektronike, përfaqësuesit e delegacionit të OAK-së, kanë dhënë edhe shpjegime shtesë lidhur me këtë çështje duke potencuar edhe rastet konkrete të cilat kanë ndodhur në Kosovë, e që të pranishmit me vëmendje të posaçme i kanë dëgjuar shpjegimet e prezantuara dhe të njëjtat i kanë vlerësuar mjaft lartë.

Në bisedat të cilat janë zhvilluar me nënkryetarin e CCBE-së, z. Branko Peliqariq, është parashtruar nevoja që të njëjtit të jenë të pranishëm në Kosovë, e cila ftesë është pranuar me kënaqësi të veçantë, e që është marrë obligim nga ana e delegacionit të OAK-së që paraprakisht t’iu dorëzohen temat të cilat do të shqyrtohen në takimet që planifikohen të realizohen së shpejti.

Për Odën e Avokatëve të Kosovës është një avancim i jashtëzakonshëm dhe vlerësim i rezultateve dhe të arriturave të cilat janë të pakontestueshme. Delegacioni i OAK-së shfrytëzuan takimet për të vënë kontakte për bashkëpunim edhe me Odat tjera të avokatëve të shteteve prezentë. Takimet dhe kontaktet ishin shumë të frytshme dhe premtuese dhe u mirëpritën nga të gjithë të pranishmit për këmbimin e përvojave.