KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

U mbajt mbledhja 150 e Këshillit Drejtues të OAK-së

03 October 2014

ekipi

Prishtinë - Në orën 15:00 u mbajt mbledhja 150 (njëqindepesëdhjetë) e Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna.

Në mbledhjen e këshillit Drejtues kanë marr pjesë këta anëtarë:

  • Ibrahim Dobruna, kryetar i OAK
  • Hajrip Krasniqi – zëvendëskryetar i OAK
  • Teki Bokshi – anëtar (DR Gjakovë)
  • Zekrija Gashi - anëtar (DR Ferizaj)
  • Shemsedin Piraj, anëtar (DR Gjilan)
  • Visar Morina - anëtar nga jashtë
  • Musa Xh Dragusha – anëtar (ish kryetar)
  • John Furner – shef i NCSC në Kosovë

Në këtë takim u shqyrtuan kërkesat dhe u morën vendime të rëndësishme, që ndërlidhen me punën dhe angazhimin e avokatëve në Republikën e Kosovës, konform dispozitave ligjore të OAK-së.

Në këtë mbledhje të Këshilli Drejtues janë diskutuar pikat sipas rendit të ditës të paraparë dhe si pikë e parë ishte aprovimi i procesverbalit 149 të Këshillit Drejtues, Njoftimi për aktivitetet – për këtë pikë kryetari i OAK-së dhe anëtarët e Këshillit Drejtues kanë raportuar lidhur me aktivitet e realizuar gjatë muajit shtator 2014.

Gjithashtu, është shqyrtuar diskutuar çështja e vazhdimit të qirasë të objektit të OAK-së në rrugën Tirana, Nr. 19 në Prishtinë, është aprovuar raporti financiar për periudhën 25 gusht – 25 shtator 2014.

Vlen të theksohet se në pikën pestë të rendit të ditës janë shqyrtuar aplikacionet për regjistrim ne regjistrin e avokatëve dhe praktikantëve. Ndërsa, në pikën e gjashtë dhe të shtatë janë shqyrtuar lartësia e mëditjeve për përfaqësim jashtë vendit dhe Lista e inventarit të OAK-së.

Në pikën e tetë të rendit të ditës, është raportuar për vizitën zyrtare në Slloveni, pastaj takimet në Unionin e Odave të Avokatëve të Turqisë dhe mbledhjen e CCBE në Itali.

Lidhur me video konferencën me Odën e Avokatëve të Bosnjës është prezantuar raporti nga avokatja dhe njëherit kryetare e Komitetit për Çështje Gjinore, znj. Merita Stublla Emini.

Në vazhdim janë diskutuar edhe Raportet Janar – Shtator 2014 i Qendrës Trajnuese për Avokat, Zyrës Disiplinore, Zyrës se Prokurorit Disiplinore dhe takimeve Bench Bar 2014.

Ndër të tjera, në mbledhje nga anëtaret e Këshillit u debatuar edhe organizimi i vizitës së përfaqësuesve të Unionin e Odave të Avokatëve të Turqisë dhe Mbledhjen e Komitetit PECO (CCBE) në Kosovë. Edhe ndryshimi i rregullores për specializime, konkretisht neni 6 ishte çështje e diskutimit.

Mbledhja e 150 (njëqindepesëdhjetë) e Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës është mbajtur në Qendrën Trajnuese për Avokatë, rruga Tirana, nr. 19, Prishtinë/Kosovë.

Takimi ka përfunduar në orën 18:30