KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Gjenerata V - Avokatë dhe praktikantë dhanë betimin

07 October 2014

ekipi

Prishtinë - Në një ceremoni solemne dhanë betimin tetë (8) avokatë dhe njëzeteshtatë (27) praktikantë në Odën e Avokatëve të Kosovës.

Avokatet dhe avokatet praktikantë të rinj kanë dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna dhe Drejtorit Ekzekutiv, z. Yll Zekaj të cilët gjeneratat tilla i ka cilësuar si kontribuues të ardhshëm dhe të denjë të drejtësisë në vend. Kryetari Dobruna ka theksuar se duhet të investojmë në procese, që të krijohet një bazë e mirë, e qëndrueshme e juristëve që i duhen sistemit të drejtësisë.

Ky cikël së shpejti pritet të shndërrohet në nivel të një Akademie Profesionale të Avokatëve e cila do të ketë për qëllim ngritjen e profesionalizmit dhe përgatitjen e gjeneratave të juristëve që do inkuadrohen në sistem të drejtësisë.

Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron mbi 562 avokatë dhe 204 avokatë praktikantë.

Përmes Odës së Avokatëve të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin e praktikës 1200 praktikantë të avokatisë, të cilët tani ushtrojnë profesionit të avokatit, gjyqtarit, prokurorit dhe të profesionistëve ligjor në institucione tjera.