07 October 2014
Prishtinë – Drejtori Ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Yll Zekaj dhe kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore, znj. Merita Stublla Emini dhe Zyrtari për Komunikim, z. Flamur Ramadani u priten sot në takim nga drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), z. Mentor Shala.
Gjatë takimit janë diskutuar çështjet që ndërlidhen me krijimin e bashkëpunimit në mes OAK-së dhe RTK-së në sfera me interes të përbashkët, çështjen e memorandum bashkëpunimit, ofrimi i këshillave ligjore për qytetarët.
Drejtori Zekaj dhe avokatja Stublla Emini gjatë bisedës folën edhe për përkushtimin dypalësh në intensifikimin e bashkëpunimit në të ardhmen përmes formave profesionale dhe në kuadër të kësaj janë potencuar disa pika si; informimi i opinionit publik rreth temave që kanë të bëjnë me drejtësinë, realizimi i emisioneve me karakter promovues si dhe aspekte tjera sensibilizuese.