28 October 2014
Zonja dhe zotërinjtë,
Familjar, koleg dhe miq të Avokates tani të ndjerës, Hateme Ajvazi,
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e hershme të koleges tonë, Hateme Ajvazi nga Prishtina.
Oda e Avokatëve të Kosovës respektivisht Dega Regjionale e Avokateve të Prishtinës, humbi një kolege shumë të mirë, të zellshme dhe të ndershme e cila humbje e madhe sigurisht së pari I përket më të dashurve dhe familjarëve të saj, por se lirisht mund të themi se dhembje për humbjen e saj e ka kapluar këtë institucion tonë.
E nderuara familje e Avokates Hateme Ajvazi,
Sigurisht që ju më shumë do ta ndjeni humbjen e saj, pra të kryefamiljares, nënës, motrës, vjehrrës, gjyshes, por tan ndjej vetën krenar që e patët sit ë tillë, e cila krenari reflektohet edhe te ne avokatët.
E pamundur është të thuhen të gjitha tani në këtë momente pikëllimi.
Por, më lejoni për fund, duke e mbyllë këtë fjalë rasti që juve, familjarëve, avokat, dhe miq të saj, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e hershme të saj.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.
Avokat Osman Havolli - Kryetar
Dega Regjionale e OAK-së në Prishtinë
Prishtinë,
28.10.2014