KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK organizoi provimin për 12 kandidatë për avokat

21 November 2014

ekipi

Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës ka organizuar Provimin nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë për 11 kandidatë të cilët kanë aplikuar gjatë këtij afati dhe një avokatë i huaj. Verifikimi i provimit do të bëhet nga Komisioni vlerësues i OAK-së.

Kandidatet të cilët kalojnë provimin në mënyrë të suksesshme, do të shqyrtohen me dokumente tjera përcjellëse nga Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron mbi 565 avokatë dhe 224 avokatë praktikantë. Përmes Odës së Avokatëve të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin e praktikës 1200 praktikantë të avokatisë, të cilët tani ushtrojnë profesionit të avokatit, gjyqtarit, prokurorit dhe të profesionistëve ligjor në institucione tjera.