KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK bëhet pjesë e manifestimit të Ditës së Avokatisë Evropiane

05 December 2014

ekipi

Oda e Avokatëve të Kosovës i është bashkuar Odave të Avokatëve të Evropës për të manifestuar Ditën e Avokatisë Evropiane me datë 10 dhjetor 2014.

Shiko linkun: http://www.ccbe.eu/index.php?id=448&L=0

Në kuadër të këtij manifestimi, Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës me datë 10 dhjetor 2014, do të organizon konferencë me temë: “Rritja e bashkëpunimit të medias dhe avokatisë mbi parimin e Mbrojtës e të Drejtave të Njeriut në Kosovë”.

Në këtë konferencë janë të ftuar gjyqtarë, prokuror, avokatë, gazetar, përfaqësues nga organizatat jo qeveritare dhe nga organizata ndërkombëtare në Kosovë. Penalist në këtë konferencë do të jenë: z. Ibrahim Dobruna, Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, znj. Nesrin Lushta, Zv/kryetare dhe Gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës, z. Zekirja Shabani, Kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës si dhe z. Dastid Pallaska, Avokat në Prishtinë. Mediat në Kosovë do të mbulojnë zhvillimet e kësaj konference.