KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK dhe NCSC zhvilluan punëtorinë për hartimin e planit të punës së Komitetit Gjinor të OAK-së për vitin 2015

12 December 2014

ekipi

Prishtinë – Komiteti për Çështje Gjinore i OAK-së dhe NCSC kanë organizuar punëtorin për hartimin e planit të punës së Komitetit Gjinor të OAK-së për vitin 2015.

Seminari është moderuar nga kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore, avokatja, znj. Merita Stublla Emini dhe DLA Piper pro bono ekspertët Mary Gately dhe Sara Andreës.

Të pranishme ishin 20 avokate femra dhe 6 praktikante femra.

Gjatë punëtorisë, pjesëmarrësit në seancat plenare dhe grupe të ndara kanë shqyrtuar Planin Strategjik të Komitetit Gjinor të OAK-së dhe planin e punës për vitin 2015, dhe diskutuan strategjitë për mbështetjen e punës pro bono. Bazuar në detyrat e parashikuara në Planin Strategjik dhe në kontributet e pjesëmarrësve nga diskutimet në grup është hartuar plani i punës për vitin 2015.

Plani i punës përfshin përshkrimet e projekteve, personat përgjegjës dhe afatet kohore. Është dakorduar që avokatet femra të OAK-së do të ofrojnë 10 orë pro bono punë në vit. Komiteti i OAK-së do të takohet në Janar të vitit 2015 dhe do të vendosë procedurat për ofrimin e punës pro bono nga avokatet femra të OAK-së.