KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së uron besimtarët e krishterë Festën e Krishtlindjeve

24 December 2014

ekipi

Të nderuar besimtarë,

Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve katolikë shqiptarë, kudo që ata jetojnë !

Duke e vlerësuar lart angazhim të përhershëm për paqen, dashurinë dhe harmoninë midis njerëzve pa dallim etnie e besimi, ju dëshiroj shëndet dhe suksese të mëtejme gjithë besimtarëve katolikë në Republikën e Kosovës.

Festa e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit, solidaritetit dhe tolerancës midis popujve.

Për shumë mote, Gëzuar !


Av. Ibrahim Z. Dobruna – Kryetar

Oda e Avokatëve të Kosovës