KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Dobruna uron besimtarët ortodoks me rastin e Festës së Krishtlindjeve Ortodokse

06 January 2015

ekipi

Të nderuar qytetar të besimit Ortodoks,

Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve ortodoks, Festën e Krishtlindjeve Ortodokse.

Kjo festë të na forcojë edhe më shumë besimin dhe dëshirën për mirësi, paqe, dashuri dhe harmoninë midis njerëzve pa dallim etnie e besimi.

Duke e vlerësuar lart këtë ditë festive, Dita e Krishtlindjes Ortodokse le të shërbejë si ditë e cila na afron të gjithëve, ditë e tolerancës fetare dhe mirëkuptimit ndaj njëri tjetrit.

Për shumë mote, Gëzuar!

Av. Ibrahim Z. Dobruna – Kryetar

Oda e Avokatëve të Kosovës