KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

U mbajt mbledhja e 153 radhës e Këshillit Drejtues të OAK-së

30 January 2015

ekipi

Prishtinë - Në orën 15:00 u mbajt mbledhja 153 e Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i OAK-së, z. Ibrahim Dobruna.

Në mbledhjen e këshillit Drejtues kanë marr pjesë këta anëtarë:

1. Ibrahim Dobruna, kryetar i OAK

2. Hajrip Krasniqi – zëvendëskryetar i OAK

3. Teki Bokshi – anëtar (DR Gjakovë)

4. Zekrija Gashi - anëtar (DR Ferizaj)

5. Shemsedin Piraj, anëtar (DR Gjilan)

6. Visar Morina - anëtar nga jashtë

7. Musa Xh Dragusha – anëtar (ish kryetar)

8. Arianit Nikqi – anëtar (DR Pejë)

9. Ruzhdi Gashi – përfaqësuesi i DR Prizren

10. Safet Voca – anëtar (DR Mitrovicë)

11. Osman Havolli – anëtar (DR Prishtinë)

Në këtë takim u shqyrtuan kërkesat dhe u morën vendime të rëndësishme, që ndërlidhen me punën dhe angazhimin e avokatëve në Republikën e Kosovës, konform dispozitave ligjore të OAK-së.

Në këtë mbledhje të Këshilli Drejtues janë diskutuar pikat sipas rendit të ditës të paraparë dhe si pikë e parë ishte aprovimi i procesverbalit 151 dhe 152 të Këshillit Drejtues, Njoftimi për aktivitetet – për këtë pikë kryetari i OAK-së dhe anëtarët e Këshillit Drejtues kanë raportuar lidhur me aktivitet e realizuar gjatë muajit janar 2015.

Kryetari i Komitetit për Minoritete, Lubomir Pantovic ka raportuar para anëtarëve të Këshillit Drejtues lidhur me aktivitetet e Komitetit dhe planin strategjik i cili pritet të implementimet gjatë vitit 2015.

Gjithashtu, është shqyrtuar diskutuar çështja e qirasë së objektit të OAK-së në rrugën Tirana, Nr. 19 në Prishtinë.

Vlen të theksohet se në pikën pestë të rendit të ditës janë shqyrtuar aplikacionet për regjistrim ne regjistrin e avokatëve dhe praktikantëve.

Ndërsa, në pikën e gjashtë dhe të shtatë janë shqyrtuar lartësia e mëditjeve për përfaqësim jashtë vendit dhe Lista e inventarit të OAK-së.

Është shqyrtuar raporti financiar për periudhën 25 Dhjetor 2014 – 25 janar 2015.

Mbledhja e 150 (njëqindepesëdhjetë) e Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës është mbajtur në Qendrën Trajnuese për Avokatë, rruga Tirana, nr. 19, Prishtinë/Kosovë.

Takimi ka përfunduar në orën 18:00