30 January 2015
Prishtinë – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna priti në takim dy ekspert gjerman, Stefan Scherrer dhe Stefan Their, të projektit të Binjakëzimit të BE-së që ndërlidhet me fuqizimin e Shërbimit Korrektues dhe Sprovues të Kosovës.
Kryetari Dobruna dhe ekspertet gjerman diskutuan rreth rolit të Odës së Avokatëve të Kosovës në lëshimin e masave dhe dënimeve alternative sipas Legjislacionit Penal të Kosovës nga gjykatat në Kosovë.
Kryetari i OAK-së shprehu gatishmërinë që në kuadër të takimeve Bench Bar të Odës së Avokatëve të Kosovës, të takohen akteret e sistemit të drejtësisë nëpër regjione me qëllim të përmbushjes së kampanjës informuese dhe vetëdijsuese të publikut lidhur me masat dhe dënimet alternative.
Në këto takime regjionale ekspertet do të analizojnë konceptet e komunikimit në mes të Shërbimit Sprovues të Kosovës, Gjykatave, Prokurorive dhe avokatëve në Kosovë.
Takime të tilla regjionale me pjesëmarrje të projektit të Binjakëzimit të BE-së mund të fillojë nga fundi i muajit mars 2015.