30 January 2015
Prishtinë – Kryetari i Komitetit për Minoritete, Ljubomir Pantovic dhe Drejtori Ekzekutiv I Odës së Avokatëve të Kosovës, Yll Zekaj pritën në takim shefen e projektit Public International Law & Policy Group, Lauren C. Baillie me të cilën biseduan për identifikimin e nevojave për mbështetje të Komitetit për Minoritete të OAK-së.
Kryetari Pantovic dhe Drejtori Zekaj informuan përfaqësuesit të Projektit Public International Law & Policy Group lidhur me zhvillimet në Komitetin për Minoritete dhe planin strategjik të aktiviteteve për vitin 2015.
Shefja e projektit Public International Law & Policy Group, Lauren C. Baillie ofroi mbështetje Komitetit për Minoritete të OAK-së në referimin strategjik të rasteve, mbajtjen e takimeve informuese me student dhe jurist nga komiteti pakicë.
Gjithashtu, gjatë takimit u shqyrtua mundësia e përkrahjes së studenteve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Mitrovicës dhe përkrahje e Komitetit për Minoritete në kuadër të Odës së Avokatëve të Kosovës.