16 February 2015
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Me rastin e përvjetorit të shtatë të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 17 shkurtin, kam nderin dhe kënaqësinë që, në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe të të gjithë avokatëve në Republikën e Kosovës, t’ju dërgoj gjithë popullit të Kosovës, urimet më të ngrohta dhe më miqësore për këtë ditë të shënuar për të gjithë shqiptarët.
Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.
Urime shtatë vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës !
Me urimet më të përzemërta,
Ibrahim Dobruna
Kryetar
Prishtinë,
Me 16 shkurt 2015