KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kandidatët për praktikant të avokatisë u intervistuan sipas konkursit të shpallur

03 March 2015

ekipi

Prishtinë - Komiteti për praktikantë i Odës së Avokatëve të Kosovës intervistoi 13 kandidatë për praktikant të avokatisë sipas konkursit të shpallur. Kandidatët e zgjedhur do të caktohen nëpër zyrat e avokatëve, ku do të aftësohen për ushtrimin e pavarur të profesionit.

Me kandidatët e zgjedhur do të lidhet kontratë me shkrim, në afat prej 1 (një) viti, sa edhe zgjatë stazhi i praktikantit, ndërsa pas një viti, Oda e Avokatëve të Kosovës, do të lëshoj certifikatë përkatëse si dëshmi për përfundimin e stazhit të praktikës.

Kandidatët e përzgjedhur, do të jenë nën mbikëqyrjen e avokatit, te i cili kryejnë stazhin e praktikës.

Kandidatët të cilët përzgjidhen do t’u nënshtrohen dy testeve me shkrim përgjatë periudhës njëvjeçare.