KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Përfaqësuesit e OAK-së pritën në takim përfaqësuesen e Organizatës Human Dynamics

17 March 2015

ekipi

Prishtinë – Kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore, Merita Stublla Emini dhe Drejtori Ekzekutiv i OAK-së, Yll Zekaj pritën në takim përfaqësuesen e Organizatës Human Dynamics, Elena Krastenova. Përfaqësuesit e OAK-së vlerësuan bashkëpunimin me Komisionin Evropian dhe institucionet tjera ndërkombëtare të cilat kanë përkrahur Kosovën në procese të rëndësishme vendimtare.

Përfaqësuesit e OAK-së dhe ajo e Human Dynamics diskutuan rreth pozicionit të Odës së Avokatëve të Kosovës karshi sistemit të drejtësisë, në këtë kuadër ata dentifikuan nevojat e OAK-së si njëra nga përfituesit e projektit IPA 2014. Në këtë drejtim, OAK pritet të përfitoj nga fondet e IBA 2014 në ngritën e kapaciteteve të stafit, trajnimeve dhe çështjeve tjera relevante për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për avokatë dhe qytetarë të Republikës së Kosovës.

Pjesëmarrësit ndër të tjera diskutuan edhe për zhvillimet në institutet tjera të drejtësisë duke përfshirë, Ndërmjetësimin, Noterinë, Arbitrazhin etj, dhe avancimin e tyre në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarë.