18 March 2015
Në bazë të nenit 48 të Ligjit Nr.04/L-193 për Avokatinë, nenit 123 të Statutit të Odës së Avokatëve, nenit 21 të Rregullores për Specializime dhe nenit 3 të Rregullave për Procedurën e Specializimit të Avokatëve, bën këtë:
SHPALLJE PUBLIKE
PËR DHËNIEN E SPECIALIZIMIT TË AVOKATËVE NË DEGËN CIVILE
Ky program është filluar me qëllim që t’iu jepet mundësia avokatëve që të marrin titullin e specialistit në fushën civile duke krijuar kushtet që avokatët të ofrojnë ndihmë juridike për klientët e tyre në mënyrë shumë më profesionale në fushën civile.
Për marrjen e specializimit avokatët e interesuar që plotësojnë kushtet ligjore, kushtet e parapara me Statut dhe Rregulloren për Specializime, duhet t’i nënshtrohen provimit për specializim.
Kushtet:
Avokatët, për marrjen e specializimit duhet të plotësojnë këto kushte;
a. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
b. Të jenë të regjistruar në regjistrin e OAK-së dhe të ushtrojnë profesionin e avokatit;
c. Të kenë përvojë substanciale në fushën civile gjatë 5 viteve të fundit të punës si avokat;
d. Të kenë njohuri të posaçme teorike dhe përvoja të posaçme praktike nga fusha civile;
e. Të kenë kaluar me sukses provimin me shkrim për specializim;
Kërkesës për marrjen e specializimit avokatët duhet t’ia bashkëngjisin këto dokumente:
a. Aplikacionin (kërkesën) e plotësuar me shkrim dhe të nënshkruar;
b. Licencën e avokatit;
c. Dëshminë se gjatë 5 viteve të fundit ka ofruar ndihmë juridike në fushën civile në 25% lëndëve që ka punuar;
d. Dëshmi për grumbullimit të 12 kredive AVLO gjatë 3 viteve të fundit, apo dëshminë për kurse, seminare, specializime të ndjekura jashtë AVLO-së;
e. Dëshmi se gjatë 5 viteve të fundit ka punuar personalisht 64 raste nga fusha civile, nga inicimi i çështjes deri në marrjen e vendimit të shkallës së parë;
Avokatët të cilët në të kaluarën kanë punuar si gjyqtarë, prokurorë, profesor në fakultetin juridik, apo që posedojnë titull shkencor Magjistër apo Doktor të akredituar nga MASHT në degën e së drejtës civile janë të liruar nga detyrimi i përcaktuar në pikën “d”
Kjo shpallje publike do të jetë e hapur 14 ditë nga dita e publikimit në web faqen e OAK-së dhe në gazeta ditore.
Kërkesat (aplikacionet) dhe dokumentet e nevojshme pranohen vetëm gjatë periudhës sa është e hapur shpallja publike, nga data 19 Mars 2015 – 02 Prill 2015, nga ora 09:00-16:00 në zyrat e OAK-së zyra në rr. Qamil Hoxha 10/3, në Prishtinë.
Kërkesat (aplikacionet) dhe dokumentet e nevojshme mund të dorëzohen personalisht. Ato mund të dorëzohen edhe me e-mailin info@oak-ks.org me kusht që secili dokument të jetë i nënshkruar dhe të dërgohet i skanuar.
Dokumentet e nevojshme që dorëzohen duhet të jenë në origjinal apo kopje të vërtetuara (noterizuara).
Aplikacionet:
Kërkesa (aplikacioni) mund të merret në web faqen e OAK-së www.oak-ks.org