KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Gjashtë kandidatë iu nënshtruan provimit për avokat në OAK

24 March 2015

ekipi

Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës ka organizuar Provimin nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë për 6 kandidatë të cilët kanë aplikuar gjatë këtij afati. Verifikimi i provimit do të bëhet nga Komisioni vlerësues i OAK-së.

Kandidatet të cilët kalojnë provimin në mënyrë të suksesshme, do të shqyrtohen me dokumente tjera përcjellëse nga Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron mbi 585 avokatë dhe 254 avokatë praktikantë. Përmes Odës së Avokatëve të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin e praktikës 1309 praktikantë të avokatisë, të cilët tani ushtrojnë profesionit të avokatit, gjyqtarit, prokurorit dhe të profesionistëve ligjor në institucione tjera.