KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve nënshkruese e Memorandum Mirëkuptimit në mes të Odave të Avokatëve të regjionit

28 March 2015

ekipi

Beograd/Serbi - Në vazhdën e takimeve të organizuara nga Shoqata e Avokatëve Amerikan, respektivisht jetësimi i projektit të tyre i ashtuquajtur Rrjeti Regjional Ballkanik për Sundimin e Ligjit ( RRBSL), Oda e Avokatëve të Kosovës, është ftuar që të marrë pjesë në një takim punë dy ditor ( 27-28 Mars 2015) i cili është përmbyllur me ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Odave të Avokatëve të regjionit, respektivisht Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë. Nënshkrimi i këtij Memorandumi është bërë nga kryetarët e Odave përkatëse.

Meqenëse projekti Rrjeti Regjional Ballkanik për Sundimin e Ligjit ( RRBSL ), ishte në fazën fillestare të implementimit të tij dhe gjatë punimeve të mëhershme është diskutuar për modalitetet e organizimit të tij, kryetari i OAK-së, z. Dobruna dhe Arianit Nikçi, anëtar i Bordit njëherit edhe përfaqësuesi i OAK-së në CCBE, duke u bazuar në përvojën e tyre bashkëpunuese që e kanë me CCBE, i kanë propozuar udheqëses së projektit znj. Elizabeth Givens, që si model të organizimit të merret CCBE, me arsyetim se të njëjtit mënyrën e funksionimit e kanë shumë efikas, gjithnjë duke pasur parasysh se kjo organizatë i ka më se 1.000.000 anëtarë. Njëherit përfaqësuesit e lartcekur të OAK-së, kanë qenë edhe ndërmjetësues për krijimin e kontaktit në mes të RRBSL-së dhe CCBE-se, andaj si rezultat i këtij ndërmjetësimi të ftuar në këtë takim ishin edhe kryetarja e CCBE-së znj. Maria Sallazak dhe sekretari Rytis Jokubauskas.

Në punimet e datës 27 Mars, kryesisht është diskutuar për temën - Arsimimi i Vazhdueshëm Ligjor dhe mënyra e implementimit sa më efikas të tij në Odat e Regjioneve. Përfaqësuesit e Odave Regjionale dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë prezantuar tema të ndryshme lidhur me rendësin e Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor dhe aplikimin sa më efikas të tij. Vlen të potencohet se në prezantimet e të gjitha shteteve është potencuar që AVLO është duke funksionuar vetëm në Kosovë dhe se është propozuar që si modalitet të merret përvoja e OAK-së. Në punimet e pasdites te të njëjtës datë, pjesëmarrësit janë ndarë në dy grupe punuese, ku është diskutuar për mënyrën dhe modalitetet e funksionit të Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor, duke prezantuar propozime të ndryshëm. Kryetari i OAK-së, ka prezantuar në tërësi mënyrën e funksionit në AVLO-së në Kosovë, duke e elboruar edhe rregullativën përkatëse.

Po ashtu, në të njëjtën ditë ka prezantuar edhe përfaqësuesi i CCBE-së, zot. Ryti Jakubauskas, njëherit edh sekretar i Peco Committee, i cili ka prezantuar funksionimin AVL-së në Evropë dhe përkushtimin e CCB-së ndaj kësaj çështjeje.

Gjatë punimeve në grupe

Me datë 28 Mars, kanë vazhduar punimet duke kërkuar që të gjithë përfaqësuesit të prezantojnë propozimet e tyre për funksionimin sa më efikas të këtij rrjeti, kryetari i OAK- së, ka potencuar se krijimi i këtij rrjeti duhet të ndikojë edhe në shkëmbimin e përvojave dhe praktikës gjyqësore të rasteve të cilat janë mbrojtur pranë Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut dhe si rastet e të akuzuarve për krime te luftës, duke potencuar iniciativën e formimit të Gjykatës Speciale dhe nevojën trajnimit të avokatëve vendor që të përfaqësojë në këtë Gjykatë.

Në pjesën e dytë të ditës, ka prezantuar Kryetari i Odës së Avokatëve të Amerikës, z. William C. Hubbard dhe kryetarja CCBE-së, znj. Maria Sllazak. Zotëri Hubbard, ka prezantuar në tërësi mënyrën e organizimit të OAA dhe funksionimin e AVLO-së në SHBA si dhe rëndësinë e këtij arsimimi. I njëjti ka përgëzuar të pranishmit për themelimin e Rrjetit Regjional Ballkanik për Sundimin e Ligjit, duke potencuar se kjo do të ndihmojë që shkëmbimin e përvojave në mes Odave, ngritjen e kualiteteve në përfaqësimet e klientëve dhe tejkalimin e barrierave të ndryshme në profesion.

Edhe kryetarja e CCBE-së, gjatë prezantimit të saj përgëzojë themelimin e rrjetit dhe shprehu gatishmërinë e CCBE-së për bashkëpunim me RRBSL-nën. Gjatë prezantimit e njëjta potencojë bashkëpunimin e ngushtë që e ka OAK-në si dhe konfirmoj pjesëmarrjen personale të saj në Ditën e Avokatisë në Kosovë, duke u falënderuar njëherit se ndihet e privilegjuar që është ftuar të prezantojë si anëtare e Panelit të Konferencës e cila do të organizohet atë ditë.

Në fund të takimeve punuese me përcjell ceremoniale është realizuar nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të kryetarëve të Odave përkatëse. Kryetari Dobruna, me rastin e fjalës së rastit, është shprehur: “Është kënaqësi që ne sot së bashku takohemi dhe nënshkruajmë memorandumin e bashkëpunimit, i cilin na shpie në drejtim të forcimit dhe pavarësimit të profesionit të avokatisë dhe ndërtimit të shtetit ligjor, koordinimit të aktiviteteve dhe mbështetjes së secilës Odë, që sundimi i ligjit të jetë prioritet për secilën shoqëri tonë”. Njëherit ka falënderuar organizatorët për krijim e kësaj mundësie.

Me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit

Pas përfundimit të këtij evenimenti, delegacioni i OAK-së, ka realizuar një takim dhe Kryetarin e ABA, z. William C. Hubbard, i njëjti ka përgëzuar OAK-në për organizimin dhe punën e tyre, me theks të veçantë për funksionimin e Arsimimit të Vazhdueshëm Ligjor, duke potencuar se ABA është e gatshme që të ofroj ndihmë në çfarëdo aspekti qoftë.

Me rastin e takimit me Kryetarin e Odës së Avokatëve të Amerikës, z. William C. Hubbard

Po ashtu është realizuar takim edhe me kryetaren e CCBE-së, znj. Maria Slazak, e cila ka falënderuar përfaqësuesit të OAK-së për ndërmjetësimin tyre që të krijohet lidhja në mes të CCBE-së dhe RRBSL si dhe bashkëpunimin efikas. E njëjta, ka përsëritur premtimin e saj se Kosova do të ketë përkrahjen e tyre ne drejtim të anëtarësimit në CCBE, vetëm se është shumë i nevojshëm përmbushja e kushtit kryesor, e që është anëtarësimi në Këshillin e Evropës, përndryshe OAK, tani e tutje do të jetë e ftuar në të gjitha takimet e CCBE-së, pa përjashtime.

Gjithsesi, vlen të potencohet se është realizuar edhe një takim me udhëheqësen e projektit znj. Elizabeth Givens dhe e njëjta ka propozuar që të realizohet një projekt i bashkëpunimit të OAK-së dhe Odës së Avokatëve të Minesotes – SHBA, qëllimi i të cilit është bashkëpunimi me qëllim të avancimit profesional të avokatëve të Kosovës. Kryetari i OAK-së ka shpreh gatishmërinë e bashkëpunimit dhe njëherit ka autorizuar kolegun Dastid Pallaska si përfaqësues të OAK-së në këtë projekt. E njëjta ka shprehur mirënjohjen e saj se kooperimin dhe angazhimit tonë shumë efikas.

Takime shume efikas e kemi pasur edhe me delegacionin e Shqipërisë ku është diskutuar për bashkëpunimin sa më të ngushtë te të dyja shteteve.

Me përfaqësuesit e Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë

Takimet ishin shumë te suksesshme dhe kemi kuptuar se OAK, në raport me Odat e vendeve të regjionit është shumë më e avancuar në kuptimin organizativ.

Pjesëmarrësit nga OAK ishin: Ibrahim Dobruna, Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës, Dastid Pallaska, Kryetar i Komisionit Disiplinor të OAK-së dhe Arianit Nikçi, Kryetari i Degës Regjionale të OAK-së, në Pejë dhe anëtarë i Këshillit Drejtues, të OAK-së.