KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Diasporës dhe Odës së Avokatëve

08 April 2015

ekipi

Prishtinë - Ministri Murati dhe kryetari i Odëës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi mes MeD-së dhe Odës së Avokatëve të Kosovës.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi në të gjitha çështjet me interes të përbashkët, si mbrojtja e interesave të qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit, koordinimi i aktiviteteve juridike, njohja me të drejtat që u takojnë në vendet ku jetojnë, krijimi i kontakteve nëpërmjet rrjetëzimit të juristëve me diasporën dhe mërgatën, si dhe çështje të tjera të natyrës juridike.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, MeD-ja do të ndihmohet për projektimin dhe implementimin e projekteve konkrete, siç është rrjetëzimi i juristëve shqiptarë të diasporës dhe mërgatës.

Ministri Murati dhe kryetari i OAK-së, Ibrahim Dobruna, u pajtuan që të krijohen edhe grupe të punës për funksionalizimin e kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi.