KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve shpërblen fitueset e Ese-ve më të mira për vitin 2015 për minoritete

17 April 2015

ekipi

Prishtinë – Komiteti për Minoritete i Odës së Avokatëve të Kosovës nën përkrahjen e Ambasadën Britanike në Kosovë ka organizuar ceremoninë e ndarjes së shpërblimit për Ese-në më të mirë për vitin 2015 për studentet e Fakultetit Juridikë të Universitetit të Mitrovicës.

Konkursi për Ese është publikuar në web faqen e OAK-së si dhe në Fakultetin Juridikë të Universitetit të Mitrovicës.

Aplikuesit për Ese kanë pasur mundësinë e përzgjedhjes së dy temave:

1. Roli i pjesëtarëve të Komunitetit jo shumicë në sistemin juridikë në Kosovë

2. Avokatia në mbrojtën e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut

Sipas vlerësimit nga Komiteti për Minorite i Odës së Avokatëve të Kosovës vendi i parë i takojë studentit Esmir Kasi, vendi dytë, Marija Mišković si dhe vendi i tretë Tanja Sovrlić.

Shpërblimet për Ese u ndanë nga kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna dhe anëtari i Komitetit për Minoritete i OAK-së, Rexhep Kaqaniku.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna vlerësoi lartë përkrahjen e Ambasadës Britanike në Kosovë e cila ka kontribuar në fuqizimin e rolit të minoriteteve në Kosovë duke ndikuar në krijimin e kushteve.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin anëtarët e Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës, anëtar të Komiteteve, praktikantë dhe të tjerë.