KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Avokatë dhe praktikantë të gjeneratës së dytë dhanë betimin

21 April 2015

ekipi

Prishtinë, 21.04.2015 - Në një ceremoni solemne dhanë betimin tetë (8) avokatë dhe gjashtëdhjetegjashtë (66) praktikantë në Odën e Avokatëve të Kosovës. Ndërsa, sipas konkursit të shpallur për praktikant me financim për një vit, të shpallur nga Oda e Avokatëve të Kosovës janë pranuar shtatë (7) praktikantë. Vlerësimi për këta shtatë praktikantë është bërë nga Komisioni për praktikantë i OAK-së dhe i aprovuar nga Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës. OAK çdo vit mbështet praktikantë me financim për t’i dhënë një mbështetje lehtësuese në angazhimin e tyre tek avokatet si praktikant.

Avokatet dhe avokatet praktikantë kanë dhanë betimin para kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna dhe Drejtorit Ekzekutiv, z. Yll Zekaj.

Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron mbi 592 avokatë dhe 276 avokatë praktikantë.

Përmes Odës së Avokatëve të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin e praktikës 1353 praktikantë të avokatisë, të cilët tani ushtrojnë profesionit të avokatit, gjyqtarit, prokurorit dhe të profesionistëve ligjor në institucione tjera.