KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Tryezat Bench Bar janar - mars 2015 - Faza e parë

24 April 2015

ekipi

Oda e Avokatëve të Kosovës ka vazhduar me sukseset e saj në arritjen e objektivave të parapara edhe gjatë vitit 2015. Takimet e përbashkëta, të njohura tani më si Bench Bar, për vitin 2015 me akteret kryesor të sistemit të drejtësisë në shtatë regjione të Republikës së Kosovës, kanë qenë produkt i shumë çështjeve të diskutuara dhe eliminimeve të problemeve të hasura gjatë punëve të përbashkëta me gjyqtar, prokuror, avokatë dhe policinë dhe akter tjerë pjesëmarrës.

Qëllimi i këtyre takimeve të përbashkët është thellimi i bashkëpunimit më të mirë në mes të akterëve të gjyqësorit në mënyrë që të fuqizohet drejtësia në Kosovë. Këto takime të përbashkëta janë joformale dhe çështjet që diskutohen janë specifike dhe të fokusuara. Takimet e përbashkëta mbahen në grupe të vogla dhe janë të rregullta. Në fund të çdo takimi pjesëmarrësit propozojnë zgjidhje konkrete për çdo dilemë të identifikuar. Këto zgjidhje mandej do të ndahen me autoritetet regjionale dhe ato të nivelit qendror.

Oda e Avokatëve të Kosovës, si organizatë e pavarur e avokatëve është duke punuar vazhdimisht në arritjen e rezultateve konkrete, veçmas në intensifikimin e bashkëpunimit me institucionet e sistemit të drejtësisë në vend dhe jashtë vendit.

RAPORTI JANAR - MARS 2015 (shkarko)

Takimet me përfaqësues të institucione relevante të drejtësisë, Avokatët, profesionistët ligjor në përgjithësi dhe publiku i gjerë janë duke përfituar nga organizimi i mirëfilltë dhe një rreshtim i mirë i Avokatisë. OAK është duke bërë përpjekje të vazhdueshme që të ndikojë fuqishëm në pavarësinë, paanshmërinë dhe drejtësinë e gjykatave dhe prokurorive.

Në këto takime janë diskutuar shumë tema që ndërlidhen me problematikat e hasura në zbatimin e legjislacionit juridik në Kosovë. Këto takime të përbashkëta kanë ndihmuar në përafrimin e praktikave nëpër regjione me çka i është dhënë një shtytje zbatimit të dispozitave për të cilat janë shfaqur shqetësime rreth zbatimit të tyre.

Një segment mjaft i rëndësishme i këtyre takimeve ka qenë debat interaktiv të akterëve pjesëmarrës. Ata kanë paraqitur shqetësimet e institucioneve të tyre tek përfaqësuesit relevant në regjione dhe kjo mënyrë ka ndikuar në eliminimin apo zbutjen e shumë problemeve të hasura në praktikë.

Vetëm gjatë vitit 2013 dhe 2014 në takimet Bench Bar kanë marrë pjesë 975 pjesëmarrës duke përfshirë gjyqtar, prokuror, avokat, përfaqësues nga Shërbimi Korrektues, Shërbimi Sprovues, të Policisë si dhe ekspert të lëmive të ndryshme në 7 regjione të Republikës së Kosovës dhe në këtë kuadër janë zhvilluar 57 takime.

Vitin 2014, takimet Bench Bar i ka gjetur me përkrahje të një pjesshme të tryezave nga organizata Ndërkombëtare UNICEF, e cila vetëm gjatë vitit 2014 ka përkrahur financiarisht 5 takime Bench Bar, të cilët prekin temat që ndërlidhen me Procedurat Penale për të Mitur. Sipas projektit të UNICEF për mbështetje të OAK-së, UNICEF do i përkrah 9 takime të tilla edhe në vitin 2015.

Oda e Avokatëve të Kosovës në gjysmën e dytë të vitit 2014, ka filluar bashkëpunimin me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN), për monitorimin e tryezave Bench Bar. Roli i BIRN gjatë këtyre takimeve kanë qenë mjaftë i rëndësishëm në informimin e opinionit publik lidhur me diskutimet e zhvilluara, çështjet problematike të hasura në mes aktereve pjesëmarrës dhe tejkalimit të atyre problemeve. Në këtë kuadër, në çdo takim ka qenë prezent edhe një përfaqësues nga BIRN i cili ka luajtur një rol aktiv në debate.

Duke parë rëndësinë dhe të gjeturat e këtyre takimeve Bench Bar për vitin 2014, Oda e Avokatëve të Kosovës organizoi konferencën qendrore me datë 23 dhjetor 2014, në të cilën morën pjesë të gjithë akterët kryesor të sistemit të drejtësisë. Në këtë konferencë u adresuan çështjet më problematike të cilat janë identifikuar për gjatë këtyre 2 viteve.

Faza e parë e takimeve Bench Bar 2015, ka qenë vazhdimësi e sukseseve të këtyre takimeve, kur vetëm gjatë periudhës janar – mars 2015 kanë marrë pjesë në tryezë 116 pjesëmarrës nga sektori i gjyqësisë, prokurorisë, avokatisë, policisë dhe të tjerë prezent.

TEMAT E TRYEZAVE BENCH BAR PËR PERIUDHËN JANAR – MARS 2015

Temat e trajtuar në tryezat Bench Bar nga akterët e drejtësisë janë të një rëndësie të veçantë duke marrë parasysh çështjet dhe diskutimet lidhur me problemet evidente në zbatim të tyre në praktik. Këto tema caktohen nga kryetarët e Degëve Regjionale të Odës së Avokatëve të Kosovës në koordinim me Kryetarët e Gjykatave Themelore në shtatë regjione të Republikës së Kosovës.

Temat kryesisht bazohen në çështje aktuale problematike me të cilat ballafaqohet regjioni përkatës. Njëkohësisht, temat janë një mundësi e mirë në identifikimin e problemeve dhe nevojave për trajtim në secilin regjion.

Në kuadër të temave të cilat propozohen për diskutim duke përfshirë çështjet në lëmit e ndryshme, ftohen pjesëmarrës nga secili sektor i drejtësisë duke mos përjashtuar ekspert të ndryshëm.....Për më shumë shkarkoni raportin.