KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve mori pjesë në mbledhjen e PECO Committee dhe në Konferencën e Fondacionit Evropian për Avokatë në Hagë

23 April 2015

ekipi

Hagë/Hollandë, 23-24.04.2015 - Delegacioni i OAK-së, në përbërje të Kryetarit të OAK-së, z. Ibrahim Dobruna, si dhe përfaqësuesit të autorizuar të OAK-së pranë CCBE-së - Arianit Nikçi, duke ju përgjigjur ftesës së CCBE-së, kanë marr pjesë në mbledhjen e PECO Committee dhe Standing Committee si dhe në Konferencës e Fondacionit Evropian për Avokat, takime këto të cilat janë realizuar me datë 23 dhe 24 Prill 2014, në Hagë – Holandë.

Meqenëse tani më, delegacioni i OAK-së, është merr pjesë në të gjitha mbledhjet e PECO Committee dhe Standing Committee, këtë herë i është dërguar ftesa për pjesëmarrje në Konferencën e Fondacionit Evropian për Avokat.

Ftesa për pjesëmarrje në këtë konferencë, është rezultat i korrespodencës së vazhdueshme dhe shumë frekuentive të dy muajve të kaluar, të realizuar në mes të përfaqësuesve të OAK-së dhe CCBE-së, e në të cilën korrespodencë janë prezantuar nevojat e OAK-së në drejtim të avancimit dhe stabilitetit të saj, në të ardhmen.

Në kuadër të kësaj vizite, me datë 23 Prill është realizuar mbledhja e rregullt e PECO Committee. Pikë kryesore e rendit të ditës në këtë takim ishte pjesëmarrja e kryesisë së CCBE-së dhe delegacioneve të Odave të shteteve anëtare në Ditën e Avokatisë në Prishtinë, me 10 dhe 11 Qershor 2015. Po ashtu, është diskutuar edhe për temat që do të trajtohen në Tryezën e Rrumbullakët e cila do të organizohet me rastin e këtij manifestimi. Delegacioni i OAK-së, të pranishmit i ka njoftuar përkitazi me Agjendën e kësaj ngjarjeje, temat që do të diskutohen në Tryezë të Rrumbullakët, akomodimin e pjesëmarrësve si dhe takimet të cilat janë planifikuar që të realizohen me autoritete e Republikës së Kosovës.

Mbledhja - PECO Committee

Po të njëjtën datë, duke filluar prej orës 14:00, ka është mbajtur Konferenca e Fondacionit Evropian për Avokatë, me temën “Roli i avokatëve pranë Gjykatave Ndërkombëtare”. Konferenca është hapur nga kryetarja e CCBE-së, znj. Maria Slazak dhe nënkryetarja e bashkësisë së qytetit të Hagës.

Panelin e kësaj Konference e përbënin:

- Gjyqtari Theodor Meron, Kryetar i Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë,

- Gjyqtarja Alexandra Prechal, Gjykata Evropiane e Drejtësisë,

- Gjyqtari Daniel Nsereko, Tribunali Special i Libanit,

- Hugo H. Siblesz, Sekretari Gjeneral i Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit.

Paneli i Konferencës së Fondacionit Evropian për Avokatë

Anëtarët e panelit, gjatë diskutimeve të tyre kanë pasqyruar përvojat e tyre në këto Gjykata dhe rolin e avokatëve gjatë seancave penale, ndërsa rol i veçantë i është kushtuar rëndësisë së themelimit të këtij Fondacioni, qëllimi kryesor i të cilit është forcimi i pozitës së Odave të avokatëve. Meqenëse gjatë korrespodencës së mëhershme ishte aranzhuar takimi, pas përfundimit të Konferencës, delegacioni i OAK-së, është takuar për një orë e tridhjetë minuta me drejtorin Menaxhues të Fondacionit Evropian për Avokatë.

Gjatë këtij takimi me përfaqësues të OAK-së, drejtori Menaxhues i Fondacionit, z. Alonzo Hernandez Pinzon, ka thënë se qëllimi kryesor i themelimit të këtij Fondacioni, ka një objektivë të dyfishtë, dhe atë:

  • Të ndërmarrë aktivitete që lidhen me ushtrimin e profesionit të avokatit, zhvillimin e ligjit dhe praktikës kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe administrimin e drejtësisë dhe zhvillimet thelbësore në vetë ligjin, si në nivel evropian dhe ndërkombëtar, si dhe çështjet e politikave të drejtësisë në Evropë, me kusht që këto aktivitete të ngritin vlerë të shtuar, dhe;
  • Për të monitoruar aktivisht mbrojtjen e shtetit të së drejtës, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe, duke përfshirë të drejtën e aksesit në drejtësi dhe mbrojtjen e klientit, si dhe mbrojtjen e vlerave demokratike të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me të drejta të tilla.

Mbledhja – Standing Committee, procedura e votimi për ndarje të Fondacionit

Në këtë takim, delegacioni i OAK-së, ka prezantuar punën e deritanishme të OAK-së dhe nevojën e veprimeve që duhet ndërmarr me qëllim të krijimit të stabilitetit të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm në të ardhmen, gjithnjë duke pasur parasysh qëllimin primar të OAK-së që të avancohet në nivel të Odave të Avokatëve Evropian dhe ngritjen së prestigjit të avokatit në Republikën e Kosovës.

Delegacioni i OAK-së, ka njoftuar Bordin e Drejtorëve të Fondacionit se OAK për të realizuar qëllimet e saja, ka nevojë për përkrahje financiar dhe se në rastin konkret, të përzgjedhjes OAK-në për mbështetje nga fondacioni i paraparë atëherë do të ishte një shtytje e madhe. Gjithashtu, të njëjtëve u është premtuar se OAK, mund ta implementoj këtë projekt me sukses dhe garanci të menaxhimit të ndërgjegjshëm, duke marrë për detyrim që Fondacionit t’ia prezantojë një projekt propozim ku do të jenë të pasqyruara nevojat e OAK-së.

Duke marrë parasysh, aktivitetin e deritanishëm të delegacionit të OAK-së dhe marrëdhëniet shumë të mira me të gjithë anëtarët e CCBE-së, delegacioni i Odës së Avokatëve të Kosovës ka realizuar një takim të veçantë me të gjithë anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Fondacionit, dhe atë me kryetarin Friedrich Graf von Westphalen, kryetaren e CCBE-së, Maria Slazak, sekretarin e përgjithshëm të CCBE-së, Philip Buisseret dhe Jonathan Goldsmith, këshilltar special i Bordit të Drejtorëve, të njëjtëve u janë prezantuar arsyerat, pse ky Fondacion duhet ti ndahet OAK-së.

Ndërkaq, me 24 Prill, është mbajtur mbledhja e përgjithshme e CCBE-së, e ashtuquajtur Standing Committee, në të cilën mbledhje vendoset për projektet e ardhshme të CCBE-së si dhe raportohet për veprimet e deritanishme dhe suksesin të realizimit te të njëjtave. Në këtë takim, Drejtori Menaxhues i Fondacionit, z. Alonzo Hernandez Pinzon, ka prezantuar themelimin e Fondacionit dhe gatishmërinë e Unionit Evropian, që të ndajë një fondacion Odave të Avokatëve të Evropës konform propozimit të CCBE-së.

I njëjti u ka propozuar të pranishmëve që ky fond t’i ndahet Odës së Avokatëve të Kosovës.

Pas këtij propozimi, kryetarja e CCBE-së, njëherit drejtuesja e kësaj mbledhjeje, znj. Maria Slazak, ka prezantuar punën e Odës së Avokatëve të Kosovës dhe interesimin e vazhdueshëm të saj që të jetë anëtare e CCBE-së, duke e arsyetuar me angazhimin e madhe dhe shumë efektiv, duke filluar nga korrespodenca efektive, pjesëmarrja e vazhdueshme dhe serioze në të gjitha takimet si dhe në realizimi me kohë i detyrave të marra. Gjithashtu, është prezantuar edhe ftesa e OAK-së që të gjithë anëtarët e CCBE-së janë të ftuar në manifestimin e Ditës së Avokatisë në Prishtinë, duke kërkuar që të gjithë të marrin pjesë.

Pas diskutimeve, përfaqësuesit e 43 shteteve kanë votuar PRO që ky fondacion t’i ndahet Odës së Avokatëve të Kosovës, ndërsa kanë abstenuar dy shtete, Greqia dhe Spanja.

Ky është fondacioni i parë që i ndahet një Ode të Avokatëve.

Pas këtij vendimi shumë të rëndësishëm për Odën e Avokatëve të Kosovës, delegacioni i OAK-së, të pranishmëve u ka shprehur mirënjohjen e tyre për gatishmërinë e shfaqur që t’i ndihmohet OAK-së, e që ka rezultuar me votimin pozitiv.

Me nikoqirin, kryesuesin e delegacionit të Holandës, z. Hans Vogels

Karakteri i diskutimeve në këto takimi kryesisht ka qenë lobues, gjithnjë duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave të ndryshme.

Delegacioni i OAK-së, konsideron se ky takimi ka qenë shumë i suksesshëm dhe domethënës për të ardhmen e OAK-së.

Takimet e realizuara:

Gjatë qëndrimit në Hagë, përfaqësuesit e OAK-së, kanë realizuar takime të suksesshme me përfaqësues të CCBE-së dhe delegat të shteteve të ndryshme, dhe atë:

  • Maria Slazak, Presidente e CCBE,
  • Philip Buisseret, sekretarin e përgjithshëm të CCBE-së
  • Friedrich Graf von Westphalen, delegacioni i Gjermanisë,
  • Jean – Jacques Forrer, president i ardhshëm i CCBE-së, delegacioni i Francës,
  • Hans Vogels, kryesuesi i delegacionit të Holandës,
  • Elisabeth Scheuba, delegacioni i Austrisë,
  • Katarin Steinbrecher, delegacioni i Austrisë,
  • Jean-Jascues Forrer, delegacioni i Francës,
  • Jedrzej Klatka, kryesues i delegacionit të Polonisë,
  • Ayca Ozok ener, delegacioni i Turqisë
  • Branko Maric, delegacioni i Bosnja dhe Hercegovinës,