KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK dhe UNICEF organizuan vizitë studimore në Shqipëri

28 May 2015

ekipi

Tiranë/Shqipëri, 25-28.05.2015 – Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me UNICEF në Kosovë kanë organizuar vizitë studimore në Tiranë të Shqipërisë me qëllim të shkëmbimit të përvojave me Dhomën Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë dhe institucioneve tjera relevante.

Vizita është realizuar në kuadër të projektit: “Fuqizimi i kapaciteteve të Odës së Avokatëve të Kosovës, agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, për të ofruar mbrojtje dhe përfaqësim ligjor profesional fëmijëve në kontakt me ligjin”.

Në këtë punëtori katër ditore, ekspertja nga Shqipëria, avokatja Holta Zacaj, ka prezantuar dokumentet strategjike të cilat ndërlidhen me fushën e drejtësisë për të mitur. Ajo ka informuar të pranishmit mbi Protokollin e përbashkët bashkëpunimi e cila synon të krijojë një mekanizëm për identifikimin, referimin dhe ofrimin e ndihmës juridike në mënyrë të organizuar për personat në konflikt me ligjin, viktimat dhe dëshmitarët me një fokus të veçantë tek fëmijët, me qëllim ofrimin e një ndihme juridike cilësore dhe adekuate, bazuar tek standardet e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të fëmijëve.

Protokolli i bashkëpunimit pritet të nënshkruhet nga Oda e Avokatëve të Kosovës, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe Zyra për Mbrojtën e Viktimave.

Në kuadër të vizitës, pjesëmarrësit janë takuar me përfaqësues të Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë dhe Organizatën për ofrimin e Ndihmës Juridike Falas në Shqipëri.

Gjatë takimeve, përfaqësuesit nga OAK, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe zyrës për mbrojtën e viktimave janë informuar lidhur me sistemin në Shqipëri duke pasur theks të veçantë mbrojtën dhe përfaqësimin e të miturit në procedurë penale.