17 June 2015
Urimi i kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
Në emër tim personal, të Odës së Avokatëve të Kosovës, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, muaji i shenjtë i kalendarit islamik, kam nderë e privilegj të Ju uroj fat, shëndet dhe agjërim të lehtë të gjithë qytetarëve të besimit islam kudo qofshin ata.
Muaji i shenjtë i Ramazanit të reflektoj thellë për paqe, lumturi, mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit. Uroj që gjatë këtij muaji, të respektojmë konceptet universale dhe dallimet dhe të shtrijmë dorën e ndihmës, humanizmit, solidaritetit dhe përkushtimin për paqe e tolerancë ndërmjet njerëzve.
I lehtë qoftë ky muaj për ju !
Ibrahim Z. Dobruna, kryetar
Oda e Avokatëve të Kosovës