KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Përfaqësuesja e NCSC-së prezantoj raportin hulumtues “Të dëgjohet zëri yt” për OAK-në

02 July 2015

ekipi

Prishtinë, 02.07.2015 – Kryetarja e Komitetit për Çështje Gjinore, Merita Stublla Emini dhe kryetari i Komitetit për praktikant në Odën e Avokatëve të Kosovës, Blerim Prestreshi priten në takim Menaxheren e Lartë të Programit të Qendrës Kombëtare për Gjykata Shtetërore (NCSC), Violaine Autheman dhe Florije Manaj-Zogaj, Eksperte Ligjore të cilat prezantuan raportin “Të dëgjohet zëri yt”, që përfshinë gjetjet e mundësive për të rinjtë dhe femrat në Gjyqësor dhe në Profesionin Ligjor në Kosovë.

Autheman në mënyrë specifike prezantoi të gjeturat e studimit të realizuar gjatë periudhës Prill – Qershor 2015, e cila është bazuar kryesisht nga një ekip i hulumtuesve në terren të cilët janë fokusuar me shpërndarjen e pyetësorit, diskutimet me grupe të fokusuara, intervistimin e informuesve kyç për të mbledhur informacione për kufizimet dhe mundësitë për hyrjen, avancimin dhe zhvillimin profesional të të rinjve dhe femrave si juristë, gjyqtarë dhe profesionistë të tjerë të sektorit të drejtësisë.

Kryetarja Stublla Emini dhe kryetari Prestreshi gjatë diskutimit u informuan edhe me të gjeturat e anketës për Odën e Avokatëve të Kosovës, por edhe për institucionet tjera të përfshira në hulumtim.

Ata falënderuan përfaqësuesen Autheman për angazhimin lidhur me raportin hulumtues dhe njëherit theksuan se raporti i prezantuar është një mundësi e mirë për Odën e Avokatëve të Kosovës për të vlerësuar situatën aktuale rreth trendëve në zhvillim sipas rekomandimeve të dhëna nga raporti në fjalë.

Raporti me anë të Iniciativës Hulumtuese për Rinjtë dhe Femrat, NCSC ka mbledhur një total prej 156 përgjigjeve nga pyetësorët dhe ka kryer 15 intervista me informues kyç dhe gjashtë diskutime në fokus grupe. Në popullsinë e anketës janë përfshirë 100 studentë dhe 56 profesionistë të sektorit të drejtësisë, me 94 të anketuar femra dhe 58 meshkuj. Të anketuarit profesionistë përfshinin 19 avokatë, 14 gjyqtarë, dhe 12 prokurorë. Pjesa e mbetur prej 10 ishin profesionistë që punojnë në sektorin e drejtësisë si administratorë të gjykatave, bashkëpunëtorë dhe referentë ligjor, zyrtarë nga Ministria e Drejtësisë, si dhe punëtorë të OJQ-ve.

Në fillim të vitit 2015, janë 573 avokatë të licencuar nga OAK dhe 358 gjyqtarë dhe 137 prokurorë të emëruar në sistemin e drejtësisë prej tri nivelesh (p.sh., gjykata/prokuroria themelore, gjykata/prokuroria e apelit dhe Gjykata Supreme dhe prokuroria e shtetit). Fuqia punëtore ligjore po plaket me shpejtësi në të gjitha profesionet, me 79% të avokatëve, 61% të prokurorëve, dhe 54% të gjyqtarëve mbi moshën 50 vjeç. Brenda OAK-së, mosha mesatare e anëtarësisë është 56.8 dhe gjysma e avokatëve të licencuar janë mbi moshën 60 vjeç. Vetëm 2% e anëtarëve të OAK-së nën moshën 30 vjeç. Rinia është e ngjashëm e nën përfaqësuar në profesionin gjyqësor dhe prokurorial me vetëm 9% të gjyqtarëve dhe të 4% të prokurorëve nën moshën 35 vjeçare.

Pavarësisht përmirësimeve në vitet e fundit si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta për tërheqjen e femrave drejt fuqisë punëtore ligjore, femrat mbeten të nën-përfaqësuara në të gjitha profesionet e sektorit të drejtësisë. Më pak se 13% e anëtarëve të sotëm të OAK-së janë femra, me shumicën që veprojnë në zonat urbane, veçanërisht në Prishtinë. Femrat përbëjnë 29% të gjyqtarëve dhe rreth 36% të prokurorëve.

Raporti “Të dëgjohet zëri yt” - Gjetja e mundësive për të rinjtë dhe femrat në Gjyqësor dhe në Profesionin Ligjor në Kosovë, pritet të publikohet së shpejti.