16 July 2015
Urimi i kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës me rastin e Festës së Fitër Bajramit
Në emër timin personal, të Odës së Avokatëve të Kosovës, me rastin e Festës së Fitër Bajramit, kam nderë e privilegj të Ju uroj fat, shëndet e mirëqenie të gjithë qytetarëve të besimit islam kudo qofshin ata.
I përgëzoj të gjithë agjëruese për përfundimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, duke iu dëshiruar çdo të mirë, shëndet e sukses për ta dhe familjet e tyre, t’ua shpërblejë sakrificën dhe përkushtimin e bërë.
Le të shërbejë kjo festë e gëzuar për paqe, lumturi, mirësi, afrimitet dhe dashuri mes njëri-tjetrit, në të mirë të shoqërisë, kombit dhe gjithë njerëzimit. Uroj që këto ditë festive të Bajramit, të respektojmë konceptet universale dhe dallimet dhe të shtrijmë dorën e ndihmës dhe humanizmit.
Urime dhe gëzuar Festa e Fitër Bajramit !
Ibrahim Z. Dobruna, kryetar
Oda e Avokatëve të Kosovës