KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK transparente me listat e angazhimeve të avokatëve ex-officio

03 August 2015

ekipi

Oda e Avokatëve të Kosovës për të qenë transparent para avokatëve dhe opinionit të gjerë lidhur me caktimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare (ex-officio) për nevojat e gjykatës, prokurorisë dhe policisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, tashmë janë edhe publike në web faqe të OAK-së (www.oak-ks.org) listat javore të angazhimeve të avokatëve nga institucione përkatëse.

Këto lista publikohen për periudhën 7 ditore, pra çdo të hënë të javës.

Klikoni mbi link për t’i parë listat në web faqe: http://oak-ks.org/sq/angazhime-ex-officio

Me poshtë keni një përshkrim kronologjik dhe statistikat e caktimit te avokateve ex-officio për nevojat e Gjykatës, Prokurorive dhe Policisë përmes Odës së Avokatëve të Kosovës;

Këshilli Prokurorial i Kosovës me date 13/08/2013 ka nxjerr vendimin NR 934/2013 me të cilin obligon te gjithë Prokuroret ne Republikën e Kosovës qe angazhimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare te bëjnë vetëm nëpërmjet Odes së Avokatëve të Kosovës, po ashtu edhe Këshilli Gjyqësor me date 05/02/2014 ka nxjerr vendimin NR 23/2014, vendim i cili po ashtu obligon te gjithë Gjyqtaret qe angazhimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare te bëjnë vetëm nëpërmjet Odes së Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës, me vendimin e Këshillit Drejtues 1190/14 të datës 03/10/2014, i ka obliguar të gjithë avokatët që angazhimin sipas detyrës zyrtare ta bëjnë nëpërmjet kujdestarisë të OAK-së, dhe mos të përgjigjën ne thirrjet direkte të gjyqtarëve, prokurorëve apo policisë për caktimin e tyre sipas detyrës zyrtare.

Që nga viti 2013, Oda e Avokatëve të Kosovës ka caktuar linjë telefonike të kujdestarisë 24 orëshe për caktimin e avokatëve ex-officio përmes OAK-së për nevojat e; Gjykatave, Prokurorive dhe Policisë. Kjo linjë telefonike e kujdestarisë është vendosur në rrjetin e numrave të telefonit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe policisë që për thirrje nga këto tre institucione të jete pa pagesë.

Administrata e OAK-se ka zbatuar vendimet për metodologjinë e re te caktimit të avokateve ex-officio duke pranuar thirrje dhe caktuar avokat për Gjykatat, Prokuroritë dhe Policia gjatë 24 orëve dhe duke evidentuar të gjitha thirrjet dhe angazhimet e avokatëve në databazen e krijuar nga NCSC për këtë çështje.

Nga 1 Korrik 2015, OAK ka filluar publikim në web faqen e saj të gjitha angazhimeve të avokatëve ex-officio në baza javore.

Gjatë këtij gjashtëmujori janë raportuar në zyrën e Prokurorit Disiplinor 21 raste të avokatëve që janë angazhuar sipas detyrës zyrtare pa e respektuar vendimin nr.1190/14 të datës 03/10/2014 të Këshillit Drejtues të OAK-së.

Sipas statistikave të nxjerra nga baza e shënimeve të OAK për caktimin e avokatëve ex-officio, shihet një rritje e konsiderueshme e angazhimit të avokatëve përmes OAK-së, që nënkupton vetëdijesimin e gjyqtarëve, prokurorëve, policisë dhe avokatëve në respektimin e vendimeve të institucioneve përkatëse për këtë sistem.

Në gjysmën e dytë të vitit 2014, OAK ka gjetur mirëkuptimin e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës në rritjen e tarifave ex-officio.

Ngritja e tarifave dhe sistemi i ri i caktimit të avokatëve nga ana e OAK-së, kanë ndikuar në rritjen e interesimit të avokatëve për të qenë pjesë e listave të angazhimit ex-officio gjithashtu edhe në ngritjen e kualitetit të ofrimit shërbimeve nga ana e avokatëve.

Shtojcë: Tabela e statistikat të nxjerra gjatë vitit 2013, 2014 dhe gjashtë mujorit të parë të vitit 2015.