KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK certifikoj kandidatet e trajnimit për provim të Jurisprudencës

30 August 2015

ekipi

Oda e Avokatëve të Kosovës certifikoj grupin e katërt të kandidatëve për provim të Jurisprudencës. Kandidatet kanë qenë vijues të rregullt të trajnimin 8 javor të organizuar nga OAK, duke u përgatitur në fusha dhe lëmi të ndryshme të jurisprudencës, ku angazhimi i tyre është bazuar në ndarje ekipore dhe komunikim të hapur për të thelluar njohuritë në fushën e jurisprudencës dhe ngritjes së aftësive të tyre.

Me rastin e përfundimit të trajnimit mori pjesë kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Ibrahim Dobruna i cili në fjalën e tij theksoi të rëndësishme përfshirjen e gjeneratave të reja në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Kryetari Dobruna inkurajoi kandidatet që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt arritjeve të objektivave profesionale dhe angazhimin në gjyqësi, prokurori dhe avokati. Sipas tij, energjia dhe potenciali i gjeneratave të reja për sistemin e drejtësisë do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe rritjes së kualitetit të këtyre shërbimeve.

Trajnimi për kandidatët për provim të Jurisprudencës vetëm gjatë vitit 2014 ka pasur një përfshirje prej 175 kandidatëve dhe janë realizuar në 5 grupe gjatë periudhës 8 javore sa ka zgjatur një grup i trajnimit. Ritmi i trajnimeve dhe kërkesave është rritur edhe gjatë vitit 2015, kështu që vetëm gjatë periudhës janar – gusht 2015 janë mbajtur 4 grupe të trajnimeve dhe më pjesëmarrje të 146 kandidateve.