KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërron jetë avokati Rexhep H. Avdyli (1953 – 2015)

12 September 2015

ekipi

Oda e Avokatëve të Kosovës me datë 12 Shtator 2015 ka humbur anëtarin e saj të shquar, avokatin Rexhep Avdyli. Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 13 shtator 2015 (E Diele), në ora 16:30 në Matiqan – Zllatar në Prishtinë.

Rexhep Avdyli ka lindur më 29 mars 1953 në Fshatin Breznicë, Komuna Bujanovcë. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik me 16 nëntor 1977, kurse provimin e jurisprudencës e ka dhënë me datë 27 Shtator 1984 në Prishtinë. Avokati, Rexhep Avdyli është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 07 Shtator 2005 me seli të zyrës në Prishtinë.

Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin atë.

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Prishtinë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.