KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Ndërron jetë avokati Selim Cacaj (1943 – 2015)

06 October 2015

ekipi

Oda e Avokatëve të Kosovës me datë 06 Tetor 2015 ka humbur anëtarin e saj të shquar, avokatin Selim Cacaj. Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 06 Tetor 2015 (E marte), në ora 15:00 në varrezat e qytetit në Deçan.

Selim Cacaj ka lindur më 22 shtator 1943 në Deçan. Studimet i përfundoi në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti Juridik me 23 mars 1974, kurse provimin e jurisprudencës e ka dhënë me datë 27 Shtator 1984 në Prishtinë. Avokati, Selim Cacaj është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 11 Qershor 2003 me seli të zyrës në Deçan.

Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin atë.

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Pejë shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.