25 July 2015
Prevallë/Prizren, 24-26.07.2015 – Oda e Avokatëve të Kosovës ka organizuar punëtori tre ditore me anëtarët e Komisioneve Disiplinore, me qëllim të draftimit të Rregullores për Procedurën Disiplinore.
Anëtarët e Komisionit Disiplinor dhe Komisionit të Ankesave të Odës së Avokatëve të Kosovës punuan në një grup punues prej trembëdhjetë anëtarëve në mënyrë intensive duke i analizuar, plotësuar dhe ndryshuar dispozitat ligjore të kësaj rregulloreje, bazuar në sfidat me të cilat komisioni has gjatë zhvillimit të seancave disiplinore.
Si rezultat i identifikimit të problematikave të shfaqura gjatë procedurës disiplinore, të punës së përbashkët të anëtarëve të Komisioneve Disiplinore, punëtoria rezultoi me rekomandime konkrete duke propozuar që në të ardhmen e afërt të mblidhen 4-5 anëtarë nga ky grup punues me qëllim të finalizimit të draft Rregullores për Procedurën Disiplinore të OAK-së, para se e njëjta t’i dërgohet anëtarëve të Odës së Avokatëve të Kosovës për vërejtje dhe sugjerime, deri në paraqitjen e saj para Kuvendit të OAK-së për miratim.