KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

OAK dhe Oda në Lozana të Zvicrës shprehen gatishmëri për bashkëpunim

05 October 2015

ekipi

Prishtinë, 03.10.2015 – Oda e Avokatëve të Kosovës ka organizuar pritje për avokatë dhe praktikantë të Odës së Avokatëve në Lozana të Zvicrës. Në vazhdën e bashkëpunimeve të Odës së Avokatëve të Kosovës me Oda tjera Evropiane është arrit bashkëpunim edhe me Odën e Avokatëve në Lozana të Zvicrës, e cila ka rezultuar me vizitë në Kosovë nga një grup prej 50 avokatëve dhe praktikantëve, ku janë prit nga kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna dhe anëtar të tjerë nga Këshilli Drejtues i OAK-së.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna në takimin e përbashkët ka theksuar të rëndësishm bashkëpunimin në shkëmbimin e përvojave në mes avokatëve dhe të praktikantëve. Ai ndër të tjera ka informuar të pranishmit me funksionimin dhe rolin e Odës së Avokatëve të Kosovës në sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke thënë se OAK tashmë ka një stabilitet dhe kushte më të mira për t’iu dal ballë kërkesave dhe shërbimeve tjera për qytetarët e Kosovës.

Në darkën pritëse të organizuar nga kryetari Dobruna, falënderoi përfaqësuesit e Odës së Avokatëve në Lozana për iniciativën rreth vizitës në Odën e Avokatëve të Kosovës duke thënë se kjo do të jetë një mundësi e mirë për të krijuar bashkëpunimin edhe në sfera tjera të rëndësishme për avokatët e të dyja vendeve.

Në anën tjetër, kryetari i Odës së Avokatëve në Lozana, z. Elie Elkaim shprehu mirënjohje për mikpritjen e Odës së Avokatëve të Kosovës dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në mes dy Odave. Ai ka thënë se do i paraqet para Bordit Drejtues së Odës në Lozana, çështjet e bashkëpunimit në të ardhmen me Odën e Avokatëve të Kosovës.

Në kuadër të vizitës në Kosovë, avokatë dhe praktikantë nga Lozana e Zvicrës kanë vizituar edhe qytetin e Prizrenit, me ç ‘rast janë pritur nga zëvendëskryetari i OAK-së, z. Hajrip Krasniqi së bashku me disa avokatë dhe praktikantë. Gjatë shoqërimit të përbashkët, avokatë dhe praktikantë nga Zvicra janë njohur për së afërmi me vendet kulturore të qytetit dhe njëkohësisht kanë shkëmbyer informata rreth profesionit të avokatisë.