17 October 2015
Oda e Avokatëve të Kosovës me datë 17 Tetor 2015 ka humbur anëtarin e saj të shquar, avokatin Selim Idrizi.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër (e diel), më 18 tetor 2015 në ora 13:30, në vendlindjen e tij në fshatin Llanishtë, Komuna Kaçanik (3 km larg nga qendra e qytetit të Kaçanikut). Falja e namazit të të ndjerit bëhet në xhamin e qytetit të Kaçanikut "Koxha Sinan Pasha" në ora 13:00.
Avokati, Selim Idrizi është regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës me 30 Janar 2004 me seli të zyrës në Kaçanik. I ndjeri Selim Idrizi gjatë periudhës 2010 – 2012 ka qenë kryetar i Degës Regjionale në Ferizaj dhe njëherit anëtar i Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës.
Largimi i tij i papritur është një humbje e madhe për tërë familjen dhe për të gjithë ata që e njihnin atë.
Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dega Regjionale në Ferizaj shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe kolegëve të tij.