KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Dobruna: Juristet e rijnë e ardhmja e drejtësisë në Kosovë

26 October 2015

ekipi

Prishtinë, 26.10.2015 - Rreth 26 studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan kanë vizituar Odën e Avokatëve të Kosovës. Studentet e Universitetit “Kadri Zeka” janë pritur nga kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna, ish kryetari, z. Musa Dragusha.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna në fjalën e tij para studentëve ka folur rret aktiviteteve, sfidat dhe rolin e Odës së Avokatëve të Kosovës në sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Ai u ndal në disa segmente të veçanta të cilat ndërlidhën me mbështetjen e dhënë për praktikantë, studentë dhe profesionistëve të tjerë ligjor duke vlerësuar se gjeneratat e reja janë shpresë e së ardhmes e drejtësisë në Kosovë.

Kryetari Dobruna duke folur rreth bashkëpunimeve me institucionet e arsimit në Kosovë, shprehu gatishmërinë e Odës së Avokatëve të Kosovës për nënshkrimin e Memorandum Bashkëpunimit me Fakultetin Juridik “Kadri Zeka” në Gjilan, në sferën e shkëmbimit të ekspertizës, trajnimeve në fushën e klinikave ligjore për studenteve të Universitetit “Kadri Zeka” dhe çështje tjera relevante që do të identifikohen në Memorandum.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i Fakultetit Juridikë të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, z. Isuf Ahmeti mirëpriti iniciativën e kryetarit Dobruna për krijimin e një bashkëpunimi dhe njëherit theksoi se bashkëpunime të tilla institucionale do të jenë mundësi e mirë për studentet e drejtësisë për ngritje profesionale.

Në shenjë mirënjohje dhe falënderimi për Odën e Avokatëve të Kosovës, gjegjësisht për kryetarin Ibrahim Dobruna, përfaqësuesi i Fakultetin Juridik “Kadri Zeka” në Gjilan dhuroi disa Libra të botuar nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan.

Studentët gjatë vizitës kanë parë nga afër zyret në të cilat është vendosur administrata dhe janë njoftuar për punën dhe angazhimet e secili departament brenda OAK-së.