05 November 2015
Prishtinë, 05.11.2015 – Oda e Avokatëve të Kosovës ka organizuar Provimin nga Kodi i Etikës Profesionale për Avokatë për 24 kandidatë të cilët kanë aplikuar gjatë këtij afati. Verifikimi i provimit do të bëhet nga Komisioni vlerësues i OAK-së.
Procesi i provimit është mbikqyrur nga Drejtori Ekzekutiv, Yll Zekaj.
Kandidatet të cilët kalojnë provimin në mënyrë të suksesshme, do të shqyrtohen me dokumente tjera përcjellëse nga Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës.
Oda e Avokatëve të Kosovës vazhdimisht pranon avokatë dhe avokatë praktikant në regjistrin për regjistrim, ndërsa aktualisht numëron mbi 598 avokatë dhe 322 avokatë praktikantë. Përmes Odës së Avokatëve të Kosovës që nga viti 1999 e deri më tash, kanë përfunduar stazhin e praktikës mbi 1400 praktikantë të avokatisë, të cilët tani ushtrojnë profesionit të avokatit, gjyqtarit, prokurorit dhe të profesionistëve ligjor në institucione tjera.