KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Avokati Hajrip Krasniqi, zgjidhet kryetar i Degës në Prizren

10 November 2015

ekipi

Prizren, 10.11.2015 – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Prizren mbajti mbledhjen e Rregullt e Kuvendit Zgjedhor e thirrur për zgjedhjen e kryetarit të Degës, kryesisë dhe delegatëve të saj.

Në procesin e votimit në të cilin kanë votuar rreth 45 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend, nga 62 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë, më së shumti vota ka marrë avokati, z. Hajrip Krasniqi.

Avokatja, znj. Bahrie Besimi dhe avokati, z. Hajrip Krasniqi ishin dy kandidatet të cilët kanë paraqitur kandidatura për kryetar të Degës Regjionale në Prizren. Në vazhdën e procesit të zgjedhjeve, avokatet e Regjionit në Prizren kanë votuar me 29 vota për avokatin z. Hajrip Krasniqi dhe për kandidatin tjetër avokaten, znj. Bahrie Besimi, 15 vota dhe 1 votë e pavlefshme ka qenë procesi i votimit.

Për zëvendëskryetar të kësaj dege u propozuan z. Visar Ostrozubi dhe znj. Bahrije Besimi. Kryesia e punës së Kuvendit duke u mbështetur në rregullativen e brendshme të Odës së Avokatëve të Kosovës e vazhdojë procesin me vota të fshehta. Nga 42 vota sa ishin gjithsej, 23 vota ishin për Visar Ostrozubi, 17 vota për Bahrie Besimi dhe 2 vota ishin të pavlefshme. Në bazë të numrimit të votave Visar Ostrozubi u zgjedh zëvendëskryetar i Degës Regjionale në Prizren. Ndërsa, me aklamacion u zgjedhë sekretar i kësaj dege, avokati, z. Fitim Shporta.

Ndërsa, në procesin tjetër për zgjedhjen e delegatëve, Kuvendi Zgjedhor në Prizren nga 42 avokatë sa ishin të pranishëm në mënyrë unanime janë zgjedhur 9 përfaqësuesit nga Dega Regjionale në Prizren për Kuvendin e Odës së Avokatëve të Kosovës: Hajrip Krasniqi, Visar Ostrozubi, Fitim Shporta, Refki Taç, Nadire Hoxha, Arben Ramadani, Dren Rugova, Bashkim Nevzati dhe Adem Jetishi.

Mbledhja e Rregullt e Kuvendit Zgjedhor e Degës Regjionale në Prizren e Odës së Avokatëve të Kosovës është mbajtur në frymën e transparencës dhe konform akteve normative të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Kryetari i sapo zgjedhur i Degës Regjionale në Prizren, Hajrip Krasniqi është zotuar se do të angazhohet dhe do të bën përpjekje në përfaqësimin e interesave të avokatëve të Regjionit në Prizren si dhe në mënyrë aktive do të punoj në ngritjen e cilësisë së avokatisë në Prizren.