KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Avokatja Merita Stublla-Emini, zgjidhet kryetare e Degës në Prishtinë

15 November 2015

ekipi

Prishtinë, 14.11.2012 - Është përmbyllur të shtunën mbledhja e Kuvendit Zgjedhor e Degës Regjionale në Prishtinë e Odës së Avokatëve të Kosovës, e cila është thirrur për zgjedhjen kryetarit, kryesisë dhe delegatet e kësaj Dege.

Para fillimeve të punimeve të Kuvendit, është mbajtur një minutë heshtje në shenjë solidariteti dhe dhembje për zhvillimet në Paris të Francës, pas sulmeve terroriste në mbrëmjen e datës 13 tetor 2015, ku mbeten të vrarë dhe të plagosur shumë qytetarë francez. Për të nderuar veprën dhe kontributin e dhënë në avokati është mbajtur një minutë heshtje edhe për avokatinë e ndjerë, Rexhep Avdyli me seli të zyrës në Prishtinë.

Në procesin e votimit në të cilin kanë votuar rreth 156 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend nga 286 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë, më së shumti vota ka marrë avokatja, znj. Merita Stublla-Emini.

Avokatet e Regjionit të Prishtinës kanë votuar me 103 vota për avokaten znj. Merita Stublla-Emini dhe për kandidaten tjetër avokaten, znj. Shpresa Berisha-Rexhepi, 47 vota dhe 6 votë të pavlefshme ka qenë procesi i votimit në këtë Kuvend.

Po ashtu, avokatet gjatë Kuvendit kanë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së Degës Regjionale në Prishtinë. Për nënkryetar të Degës Regjionale në Prishtinë me aklamacion është zgjedhur avokati, z. Skender Musa, ndërsa, për sekretar është zgjedhur avokatja, znj. Lule Bilalli- Ymeri.

Kuvendi në Prishtinë i Odës së Avokatëve të Kosovës ka zgjedhur edhe delegatet e saj për përfaqësim në Kuvendin e Përgjithshëm. Nga njëqindepesëdhjetegjashtë (156) avokatë sa ishin të pranishëm, kanë votuar pro 155 avokatë, 1 kundër janë zgjedhur katër dhjetë (40) delegatet e kësaj dege.

Delegatet në Prishtinë janë: Adem Ademi, Adem Vokshi, Ahmet Gjinovci, Ahmet Hasolli, Albana Kelmendi, Albert Islami, Ali Beka, Bajram Tmava, Behar Ejupi, Besnik Berisha, Betim Shala, Blerim Syla, Eleonora Ndrecaj, Fatlum Podvorica, Fehmije Gashi-Bytyqi, Florin Vertopi, Gafurr Elshani, Gazmend Nushi, Hafir Bytyqi, Hasan Pervetica, Isamedin Dedinca, Flora Drevinja, Muhamet Humolli, Musa Dragusha, Naim Aliu, Naser Peci, Nuhi Paqarizi, Ramë Dreshaj, Ramë Gashi, Rrahman Kastrati, Sadije Mjekiqi, Sahit Bibaj, Sevdali Zejnullahu, Shpetim Sadiku, Tomë Gashi, Xhafer Maliqi, Xhevat Balaj, Xhevdet Krasniqi, Xhylizare Selimi, Zhivojin Jokanovic.

Mbledhja e Rregullt e Kuvendit Zgjedhor e Degës Regjionale në Prishtinë e Odës së Avokatëve të Kosovës është mbajtur në frymën e transparencës dhe konform akteve normative të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Oda e Avokatëve të Kosovës ka përmbyllur në mënyrë të suksesshme, transparente dhe demokratike Kuvendet Zgjedhore në 5 (pesë) Degët Regjionale, atë të; Prishtinës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit dhe Ferizajt. Kryetaret e zgjedhur të Degëve Regjionale janë edhe anëtarë të Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës.