KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Avokati Shemsedin Piraj, rizgjidhet kryetar i Degës në Gjilan

13 November 2015

ekipi

Gjilan, 12.11.2015 - Në mbledhjen e Kuvendit Zgjedhor të Degës Regjionale në Gjilan të Odës së Avokatëve të Kosovës është zgjedhur kryetari, kryesia dhe delegatet e kësaj Dege.

Në procesin e votimit në të cilin kanë votuar rreth 45 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend nga 54 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë, me aklamacion është zgjedhur kryetar avokati, z. Shemsedin Piraj për mandat të dytë. Në këtë Kuvend Zgjedhor nuk iu pranua kandidatura e avokatit Sherif Sherifi pasi nuk ka arritur t’i siguroj pëlqimin me nënshkrime të ¼ të anëtarëve të Degës e cila është e paraparë me nenin 22, par. 4 të Rregullores për Degët Regjionale të OAK-së.

Po ashtu, avokatet gjatë Kuvendit kanë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së Degës Regjionale në Gjilan. Për nënkryetare të Degës Regjionale në Gjilan me aklamacion është zgjedhur avokatja, znj. Sadbere Maliqi, ndërsa për sekretar është zgjedhur avokati, z. Halit Sinani.

Avokatet e Regjionit në Gjilan zgjedhën edhe delegatet e saj të cilët do të përfaqësojnë në Kuvendin e Përgjithshëm të Odës së Avokatëve të Kosovës. Me shumicë votash delegat të Degës Regjionale në Ferizaj u zgjedhën: Limon Emini, Jehona Musa, Shemsedin Piraj, Esat Cakolli, Mustaf Musa, Milot Spahia, Enver Halili dhe Vasilije Arsic.

Oda e Avokatëve të Kosovës në mënyrë transparente dhe demokratike është duke i mbajtur zgjedhjet edhe në Degët tjera Regjionale. Kryetaret e zgjedhur të Degëve Regjionale janë edhe anëtarë të Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës.