12 November 2015
Pejë, 11.11.2015 – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Pejë mbajti mbledhjen e Rregullt e Kuvendit Zgjedhor e thirrur për zgjedhjen e kryetarit të Degës, kryesisë dhe delegatëve të saj.
Në procesin e votimit në të cilin kanë votuar rreth 53 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend, nga 77 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë, më së shumti vota ka marrë avokati, z. Arianit Nikqi.
Avokatja, znjsh. Aurora Mulhaxha dhe avokati, z. Arianit Nikqi ishin dy kandidatet të cilët kanë paraqitur kandidatura për kryetar të Degës Regjionale në Pejë. Në vazhdën e procesit të zgjedhjeve, avokatet e Regjionit në Pejë kanë votuar me 30 vota për avokatin z. Arianit Nikqi dhe për kandidatin tjetër avokaten, znjsh. Aurora Mulhaxha, 23 vota ka qenë procesi i votimit.
Kryesia e punës së Kuvendit duke u mbështetur në rregullativen e brendshme të Odës së Avokatëve të Kosovës e vazhdojë procesin dhe sipas propozimeve me aklamacion u zgjedh, avokati Agim Shala për zëvendëskryetar, ndërsa sekretar i kësaj dege, avokati, z. Qerim Ferizai.
Ndërsa, në procesin tjetër për zgjedhjen e delegatëve, Kuvendi Zgjedhor në Pejë nga 53 avokatë sa ishin të pranishëm në mënyrë unanime janë zgjedhur 12 përfaqësuesit nga Dega Regjionale në Pejë për Kuvendin e Odës së Avokatëve të Kosovës: Cenë Gashi, Haxhi Qeku, Bujar Berdynaj, Shemsedin Haxhijaj, Osman Cucoviq, Aurora Mulhaxha, Mustaf Radoniqi, Selim Berisha, Idriz Ibraj, Shaban Shala, Muharrem Hoti dhe Xhelal Radoniqi.
Mbledhja e Rregullt e Kuvendit Zgjedhor e Degës Regjionale në Pejë e Odës së Avokatëve të Kosovës është mbajtur në frymën e transparencës dhe konform akteve normative të Odës së Avokatëve të Kosovës.