KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Oda e Avokatëve të Kosovës dënon sulmin terrorist në Paris

17 November 2015

ekipi

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna ka dërguar letër Ambasadores Franceze në Kosovë, znj. Maryse Daviet në të cilën ka dënuar sulmin terrorist në Paris me datë 13 nëntor 2015.

Shkëlqesia Juaj,

Oda e Avokatëve të Kosovës me shqetësim dhe dhembje po ndjek zhvillimet në Paris të Francës, pas sulmeve terroriste në mbrëmjen e datës 13 nëntor 2015, ku mbeten të vrarë dhe të plagosur shumë qytetarë francez.

Në emër të Odës së Avokatëve të Kosovës dhe në emrin tim personal, shprehë indinjatën, keqardhjen e thellë si dhe e dënojmë ashpër aktin terrorist që ndodhi në Parisë, duke i vlerësuar si akte kundër njerëzimit dhe vlerave civilizuese. Oda e Avokatëve të Kosovës konsideron se sulmin ndaj qytetarëve të Parisit është sulm ndaj vlerave dhe parimeve më të mira evropiane dhe njerëzore.

Në këto momente të vështira ndajmë dhimbjen me popullin liridashës francez, duke u solidarizuar me familjet e të gjithë atyre që humbën jetën, por edhe mbarë popullin francez dhe lutemi që raste të tilla të mos ndodhin më asnjëherë.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna ka dërguar letër edhe presidentit të Odës së Avokatëve të Francës dhe Odës së Avokatëve të Parisit, ku ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me popullin Francez.