KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Avokati Teki Bokshi, rizgjidhet kryetar i Degës në Gjakovë

17 November 2015

ekipi

Gjakovë, 17.11.2015 – Dega Regjionale e Odës së Avokatëve të Kosovës në Gjakovë në mbledhjen e Kuvendit Zgjedhor ka rizgjedhur kryetar avokatin, z. Teki Bokshi për udhëheqje të kësaj dege. Kuvendi në Gjakovë është thirrur për zgjedhjen e kryetarit, kryesisë dhe delegateve të kësaj Dege.

Në procesin e votimit në të cilin kanë votuar rreth 35 avokatë sa kanë qenë pjesëmarrës në këtë Kuvend nga 44 avokatë sa i ka gjithsej kjo Degë, me aklamacion me një abstenim është zgjedhur kryetar avokati, z. Teki Bokshi edhe për një mandat tjetër.

Po ashtu, avokatet gjatë Kuvendit kanë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së Degës Regjionale në Gjakovë. Për nënkryetar të Degës Regjionale në Gjakovë me aklamacion është zgjedhur avokati, z. Nuhi Krasniqi me shumicë votash, ndërsa për sekretar është zgjedhur avokati, z. Florid Hasku.

Avokatet e Regjionit në Gjakovë zgjedhën edhe delegatet e saj të cilët do të përfaqësojnë në Kuvendin e Përgjithshëm të Odës së Avokatëve të Kosovës. Me shumicë votash delegat të Degës Regjionale në Gjakovë u zgjedhën: Teki Bokshi, Fehmije Zhubi, Gani Gexha, Bardh Maksuti, Gazmend Sharku, Bahrije Xhyliqi

Mbledhja e Rregullt e Kuvendit Zgjedhor e Degës Regjionale në Ferizaj e Odës së Avokatëve të Kosovës është mbajtur në frymën e transparencës dhe konform akteve normative të Odës së Avokatëve të Kosovës.