KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari i OAK-së ka pranuar letër nga presidenti i Këshillit Nacional të Dhomës së Avokatisë së Francës

08 December 2015

ekipi

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Ibrahim Dobruna ka pranuar letër nga presidenti i Këshillit Nacional të Dhomës së Avokatisë së Francës, z. Pascal Eydoux me rastin e mbështetjes së dhënë nga Oda e Avokatëve të Kosovës pas sulmeve tragjike të 13 nëntorit, ku humbën jetën shumë njerëz në Paris.

Më poshtë lexoni letrën e presidentit të Këshillit Nacional të Dhomës së Avokatisë së Francës, z. Pascal Eydoux.

I nderuar Kryetar,

Më lejoni të përgjigjem, në cilësinë time si President i Këshillit Nacional të Dhomës së Avokatisë së Francës, në emër të 62,000 avokatëve në Francë, në letrën tuaj të mbështetjes, pas sulmeve tragjike të 13 nëntorit ku humbën jetën shumë njerëz në Paris.

Ky demonstrim i solidaritetit dhe miqësisë na prek thellë. Profesioni ynë, si gjithë kombi francez, tani është në zi dhe këto mesazhe vërtetojnë se nuk jemi vetëm. Të jeni të sigurt se kjo ka vlerë të madhe për ne.

Këto dëshmi përforcojnë besimin tonë se vlerat që kemi dhe mbrojmë - atë të drejtësisë, paqes dhe dinjitetit – janë vlera të përbashkëta universale dhe se një komunitet i vërtetë me zemër dhe parime promovon profesionin ligjor në mbarë botën.

Përkushtimi ynë për të ndjekur me vendosmëri promovimin e këtyre vlerave do të na mundësojë për të thyer këtë rreth vicioz të dhunës së verbër dhe të padrejtë. Kjo është veçanërisht detyrë e avokatëve në mbarë botën për të siguruar që tragjedi të tilla të mos shkaktojnë reagime pa kuptim brenda shoqërive tona dhe të mbetemi besnik ndaj sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Zemërimi dhe pikëllimi nuk do të mbizotërojë avokatët nga Franca dhe jemi të lumtur që edhe ju e ndani këtë vendosmëri me ne.

Sinqerisht,

Pascal Eydoux

Shkarkoni letren në gjuhën angleze

Shkarkoni letren në gjuhën serbe