KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

NJOFTIM PËR DELEGATET E KUVENDIT TË OAK

28 January 2016

ekipi

Njoftohen të gjithë delegatet e Kuvendit të Rregullt Zgjedhor të Odës së Avokatëve të Kosovës se Grupi për përgatitjen e Kuvendit, në mbledhjen e mbajtur me datën 26.01.2016, ka shqyrtuar të gjitha kandidaturat e paraqitura deri me datën 21.01.2016, gjatë kohës sa ka qenë i hapur procesi parakandidimit, dhe pas shqyrtimit, ka vendosë që të gjitha ato t’ia përcjell Kuvendit të Odës.

Me këtë rast, edhe njëherë, u behet THIRRJE të gjithë delegateve të zgjedhur, që të marrin pjesë ne Mbledhjen e Kuvendit, sipas Ftesës së dërguar paraprakisht.

Regjistrimi i pjesëmarrësve, do te filloj nga ora 9,45.

Për çdo informatë të nevojshme, pjesëmarrësit mund të kontaktojnë administratën e OAK-së.