KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Drejtuesit e OAK-së u pritën në takim nga kryeprokurori i Shtetit

02 February 2016

ekipi

Prishtinë, 2.02.2016 – Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, i përcjellur nga zëvendëskryetari, Isamedin Dedinca dhe kryetarja e Degës Regjionale të OAK-së në Prishtinë, Merita Stublla Emini u pritën në takim nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Fillimisht kryeprokurori Lumezi e uroi kryetarin Havolli për përzgjedhjen e tij në krye të Odës së Avokatëve të Kosovës, duke shtuar se pret angazhime në ngritjen profesionale të avokatëve, në mënyrë që edhe avokatët ta kenë vendin e tyre të merituar në sistemin e drejtësisë.

Në këtë takim ndër të tjera u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Odës së Avokatëve të Kosovës, me qëllim që puna e përbashkët e këtyre institucioneve do t’i kontribuonte zhvillimit dhe rritjes së progresit në sundimin e ligjit, si aspiratë e vendit tonë për tu integruar në Bashkimin Evropian dhe në institucione ndërkombëtare, duke përqafuar standardet më të mira të tyre.

Të dyja palët u pajtuan që të kujdesen që prokurorët dhe avokatët të zbatojnë kodet etike të tyre, sidomos gjatë prononcimeve publike të avokatëve të respektohen palët në procedurë dhe të ruhet dinjiteti i tyre.