KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Osman Havolli pranon letër urimi nga Presidentja e NCSC, Mary McQueen

08 February 2016

ekipi

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli ka pranuar letër urimi nga Presidentja Qendrës Kombëtare për Gjykata Shtetërore në Amerikë, Mary McQueen me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Odës së Avokatëve të Kosovës.

Letrën e Presidentes së Qendrës Kombëtare për Gjykata Shtetërore në Amerikë, Mary McQueen drejtuar kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli, mund të lexoni si më poshtë.

I nderuar Z. Havolli,

Kam nderin t'Ju përcjell urimet më të sinqerta me rastin e zgjedhjes tuaj si Kryetar i Odës së Avokatëve të Kosovës. Në emër të Qendrës Kombëtare për Gjykata Shtetërore, dëshiroj të shpreh vlerësimin tim të thellë për përpjekjet e Odës së Avokatëve të Kosovës për fuqizimin e profesionit ligjor dhe mbrojtjen efektive të interesave të anëtarëve të saj. Një Odë e fuqishme është një shtyllë e rëndësishme e një sistemi funksional të drejtësisë dhe një garanci e qasjes në drejtësi për qytetarët. Progresi i arritur tashmë nga Oda e Avokatëve të Kosovës është mbresëlënës dhe ka kontribuar në ngritjen e standardeve të efikasitetit, llogaridhënies dhe përfshirjes së profesioneve të tjera po ashtu.

Me udhëheqjen tuaj, unë jam e sigurt se Oda e Avokatëve të Kosovës do të ndërtojë mbi sukseset e së kaluarës për të vazhduar për të ndjekur përsosmërinë në profesionin ligjor, për të krijuar hapësirë për gjeneratën e ardhshme të diplomuarve të drejtësisë për t’u kyçur në profesionin e avokatisë, dhe të kontribuojnë në debatin për reformën në drejtësi. Ne mirëpresim bashkëpunimin në të ardhmen dhe partneritetin në mes Odës së Avokatëve të Kosovës dhe Qendrës Kombëtare për Gjykata Shtetërore për avancimin e sundimit të ligjit në Kosovë.