KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Kryetari Osman Havolli ngushëlloi Familjen Kurteshi me rastin e ndarjes nga jeta të Ilaz Kurteshit

15 February 2016

ekipi

Telegram ngushëllimi drejtuar Familjes Kurteshi me rastin e ndarjes nga jeta të Ilaz Kurteshit.

E nderuara familje Kurteshi,

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të shquar, Ilaz Kurteshi.

Oda e Avokatëve të Kosovës dhe i gjithë komuniteti i avokatëve në Republikën e Kosovës vlerëson lartë kontributin për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës dhe rolin e veçantë që Ilaz Kurteshi ka dhënë gjatë hartimit të Kushtetutës së vitit 1974, dhe në themelimin e institucioneve të Kosovës, si Bibliotekës Universitare, Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Institutit Albanologjik dhe Radio Televizionit të Prishtinës.

Në emrin tim dhe të Odës së Avokatëve të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kurteshi.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.

Sinqerisht,

Osman Havolli, Kryetar