KËRKO AVOKAT

VEGËZAT

KALENDARI

Komitetit për Çështje Gjinore diskutoi rreth organizimit të manifestimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsi

25 February 2016

ekipi

Prishtinë, 25.01.2016 – Komiteti për Çështje Gjinore i Odës së Avokatëve të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutuan zhvillimet e mëtutjeshëm të Komitetit, me theks të veçantë organizimi i manifestimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsi.

Kryetarja e sapo zgjedhur e këtij Komiteti, avokatja Albana Kelmendi shpalosi çështjet për diskutim të ndërlidhura me organizimin e manifestimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsi.

Në këtë takim mori pjesë edhe avokatja, Merita Stublla Emini, kryetare e Degës Regjionale të OAK-së në Prishtinë dhe njëherit mbikëqyrëse e Komitetit për Çështje Gjinore e caktuar nga Këshilli Drejtues i OAK-së, dhe Yll Zekaj, Drejtor Ekzekutiv.